Një avion kinez i Tibet Airlines mori flakë në Aeroportin Ndërkombëtar Chongqing (në jugperëndim).
113 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan nga avioni dhe janë “të sigurt”, sipas linjës ajrore.
Rreth 40 persona pësuan lëndime të lehta. Ata u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Avioni ishte planifikuar të kryente një fluturim të brendshëm nga Chongqing në Ningxi, në Rajonin Autonom të Tibetit (në jugperëndim), mirëpo aksidenti ndodhi rreth orës 08:19.
“Gjatë fazës së ngritjes, ekuipazhi vuri re një anomali dhe ndaloi procesin. Aeroplani doli nga pista”, tha Tibet Airlines në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se “avioni u dëmtua nga zjarri”.
Ky është aksidenti i dytë i avionëve në Kinë në më pak se dy muaj.
Përplasja e një avioni Boeing 737-800 më 21 mars në zonën e Guangxi (në jug) mori jetën e 132 personave në bord.
【重慶江北國際機場一航班沖出跑道起火】5月12日早8時許,重慶江北機場疑似一飛機冒黑煙。西藏航空重慶分公司回應:“有這個事,還在調查中,具體情況還要等公司通知。” #Chongqing #Aircraft #Tibet #Tibetairlines pic.twitter.com/pz0hVtDkUq
— 鳳凰網 (@ifenglobal) May 12, 2022
Tibet Airlines plane catches fire at China’s Chongqing airport after going off the runway.Passengers, crew ‘safely evacuated’ from Tibet Airlines jet: airline: state media reports#tibetairlines pic.twitter.com/TCIynbL18t
— Subodh Srivastava ?? (@SuboSrivastava) May 12, 2022
j.l./ dita

Cfare Rajoni autonom or cin ma cin..Jua benin mire Zhaponezet juve! Sa shperthyen minjte nga vryma pushtuan Tibetin.
Tibeti eshte Shtet i Pavarur mijra vjecar pa asnje lidhje gjenetike,fetare,tradite,politike, me Kinen.
U pushtua nga ushtria komuniste kineze ne 1951 dhe hyri nen skllaverine komuniste kineze perfundimisht ne 1959 pas kryengritjes popullore tibetjane.
Perendimi dergoi ca desante si ne Shqiperi,se me 2000 agjente te CIA,do luftonte kunder ushtrise qindra miljone kineze!
Aaaa Zhaponi,Zhaponiiiii!
Amerika lidhi macokun qe bente TERBJET mijte e Azise.