Pas 70 orësh fluturim, avioni me panel diellor ka realizuar me sukses udhëtimin e tij duke përshkuar Oqeanin Atlantik dhe mbërriti në aeroportin e Sevijas.
Fluturimi i avionit pa karburant që nisi nga Nju Jorku, ishte planifikuar të zgjaste 90 orë dhe të përfundonte në Paris, por moti i keq në kryeqytetin francez ndryshoi planet e projektit “Solar Impulse”.
Avioni karikohet gjatë ditës, megjithatë është i pajisur edhe me bateri në mënyrë që motori i tij funksionojë edhe gjatë natës.
Fluturimi më i gjatë i avionit pa karburant ishte në qershor të vitit të kaluar, kur u nis nga Japonia dhe mbërriti në Hauai, në një udhëtim pesëditor prej 8,924 kilometrash. Kjo ishte faza e 15 e fluturimit të Solar Impulse. Ai tashmë do t’i drejtohet Abu Dabit, aty ku nisi aventurën në muajin mars të 2015-ës.
