Video/ Babai debaton me vajzën 4 vjeçare për të dashurin

Elton Tafaruci

Më shumë se një milion njerëz kanë rënë në “dashuri” me videon që tregon debatin e një babai me vajzën e tij katër vjeçare nëse ajo duhet të ketë të dashur apo jo.

Në klipin e postuar online nga John Tierney nga Blantyre në South Lanarkshire, Skoci, ai i thotë vajzës së tij Grace: “Nuk do të lejoj të kesh një të dashur”.

Grace e nevrikosur përgjigjet: “Babi unë do zë një të dashur nëse dua të zë një të dashur”.

Debati “nxehet” pasi Tierney i premton asaj: “Babi do t’i thyejë këmbët atij (të të dashurit hipotetik të Grace)”.

Kundërshtimi i saj i fortë , “jo”, ndiqet nga përgjigjia e babait, i cili vuan për të mbajtur të qeshurën, që thotë “Ti do bëhesh një murgeshë, ti do punosh për Jezusin!”

Tierny u shpreh për Evening Times: “Video u filmua sepse ajo ja bëri me dorë dy djemve të vegjël që po kalonin me motoçikletë dhe unë i thashë të mos i përshëndeste djemtë sepse ata mbajnë erë të keqe”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *