Video: Nuk mbahet premtimi, rruga Tiranë-Elbasan nuk u hap në 17 maj

Bora Basholli

Në disa deklarata të herë pas hershme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u zotua me përgjegjësi se autostrada Tiranë-Elbasan do të hapet plotësisht me 17 maj, por ministrja ka dalë bllof.

Ndryshe nga premtimi i qeverisë, edhe pse sot data shënon 18 maj, autostrada nuk është hapur ende plotësisht.

“Deri më datën 17 maj ne deklarojmë me përgjegjësi që e gjithë rruga do të jetë e përfunduar dhe do të dorëzohet sipas kushteve teknike që parashikohen”, ka thënë Belinda Balluku.

Ky është një nga premtimet dhe garancitë që dha ministrja Belinda Balluku pas marrjes së detyrës. Por ashtu si dhe shumë raste të tjera edhe këtë herë gjithçka duket se kanë mbetur fjalë.

I vetmi ndryshim ka qenë hapja e një segmenti ditën e verës, kur dhe u inspektuan punimet e më pas rrugën Tiranë -Elbasan e mbyti heshtja.

Situata mbetet edhe më skeptike duke pasur parasysh faktin se ministrja e re ka kufizuar ndjeshëm fondet për investimet në projektet rrugore.

Në fakt premtimi i bërë në ERTV prej Ballukut ishte për hapjen e plotë të rrugës në 17 maj, dy vite pas marrëveshjes Rama – Basha. Por me sa duket ministrja e re e Infrastrukturës nuk arriti që të mbante fjalën e dhënë për të ulur dhe impaktin e reagimit të opozitës.

Më 22 janar rruga u inspektua edhe nga kryeministri Edi Rama dhe në njoftimin e shpërndarë për mediat theksohej se autostrada do të hapej plotësisht më 17 maj.

Rruga Tiranë-Elbasan, e cila ka një gjatësi prej 27 kilometrash, filloi të ndërtohet në vitin 2011. Rruga pritej të përfundonte në vitin 2015 ndërsa afati i punimeve u shty për në vitin 2018.

b.b/dita

Share This Article
14 Comments
  • Ej si doja bejne ata studenta ,ushtare ,beqare qe praktikojne tirane -dures?
    Qeveria po u merr leke edhe per nja kenaqesi humane!?
    Edi Ramaaaaa !! Ke humbur shume pike! Ti edhe ai shkerdhata qe ke vene si kryetar bashkie!
    Na falni per fjelet banale! Erion Veliaj eshte armik i Tironcave! Nuk tironc qe e don kete katunar nga Ura Vajgurore! MeTaksen e Autostrades ta harroje kreun e bashkise! Iu thafshin duart kushja jep voten Pederastit!

  • Ne qoftse nuk ka vjedhje po ka cilesi ndertimi i rruges.Pak rendesi ka qe nuk perfundoj simbas parashikimit.Sepse tue u mbeshtet ne cilesin e ndertimt don te thote te punohet per te mos punue.Si ne rastin e rruges se kombit jo vetem u vodh c’mund te vidhte Basha,po cilesia detyroj te punohet perseri mbasi ndodhi shembje per cilesine e dobet.konkluzion ne rrugen e kombit u punue per te punue.

    • Patatja eshte dhe buke dhe gjelle!!!! Inperializmi Amerikan eshte tiger prej letre!!!! Lavdi Marksizem-Leninizmit!!!! Bijte e Enverit jane kudo , na rrofte demokracia.

    • E si mos t’i kufizoje shpenzimet per infrastrukturen ministrjucja e premtimeve boshe, kur vetem per koston e gjyqeve te arbitrazhit jashte vendit bojaxhiut te fasadave i nevojiten urgjentisht me qindra miliona euro?

      Rrofshin taksapaguesit tane heroike dhe te pamposhtur. Rrofshin bedelat tane loqendare.

  • Rruga Tirane-Elbasan ne fillim parashikohej te kalonte nga Baldushku dhe te dilte rreth Pajoves, ku me nje rrethrrotullim do vazhdonte djathtas per Rrohozhine dhe majtas per Elbasan.
    Aksioneret e TEG-ut, dhe Berisha grup sajuan tunelin e krrabes pa qene aspak e nevojshme.
    Me pas e moren ne dore grabitesit e LSI-se , ku dhjetfishuan kostot pa i dhene zgjidhje aspak rreshqitjeve te dheut ne Ibe.
    Pra, te gjitha dallaveret , hajdutlliku dhe injoranca e projektit, i perkasin makuterise se politikaneve

  • More zoti b/b si kujton ti se rruga eshte nje llaf goje, merr parasysh ketu problemet qe solli projekti dhe punimet e kryera me pare.
    Por nuk po e kuptoj gazeten dita, a mos valle po paguheni nga pd dhe lesh e lija qe jeni kthyer ne kritike ashper te qeverise? A mos valle jeni edhe ju me demostrimet e fuqise se pd dhe lesh e lise se likes e mones? Ndryeshe une nuk i kuptoj keto qendrime te gazetes keto kohet e fundit.

  • Pse thote edi rama qe kjo eshte shtrige?
    E thote,se ben si bir kurve.
    Kjo eshte missi me kolme ne bote,ja dhjet kardashjankes shtrembaluqes,me ato kofshe si shtylla mermeri te bardhe,me ballkonin si dy boeing 737 qumeshtore.Cfaredo qe del nga goja e ministres se energjitikes,edhe rrene te jete ,eshte lule trendafil.

  • Rruga Tirane Elbasan do ishte bere me kohe qe kur Gaqo Apostoli ishte ne qeveri po i vodhen leket duke bere disa ura provizore nuk donte tynel se dilte poshte ne Pajove dhe lidhej me lushnjen ,durrsin pajova ishte qender.

    • Me ne fund edhe qipke-qipkellonja e kuptoi se sa e omel osht ripjerdhja. Kur te vijne mendte s’ti hane as qente o qipke.

  • Mendoj se duhet te lexohet pjesa e shkeputur nga nje koment : ” …. Per mendimin tim Novruz, as mos shpreso zgjidhje . Ajo qe sot aty eshte ministre, eshte e mbesa e Beqir Ballukut. Une ne vitin 2010, meqe vazhdoja gjyqet ne Gjykaten e Tiranes, per anullimin e privatizimit te O.S.SH,se sepse me hoqen nga puna se nuk isha dakort me ate lloj privatizimi qe i beri maloku me Genc Rulin minister , Gjergj Bojaxhiu drejtor K.E.SH,i dhe Sait Dollapi drejtor i O.S.SH,se . Une denoncimin tim te gjykates e botova ne disa gazeta aty ne Shqiperi, dhe me erdhi haberi se e donin nje kopjo keta te P.S,se . Une Gramos Rucit ja dhashe ne Fier , ndersa Edi Rames ja cova ne zyre ku sekretare ishte kjo zonja qe sot eshte ministre . Une u prezantova dhe njekohesisht dhe kjo u prezantua . Une i thashe : Si ka mundesi qe e mbesa e Beqir Ballukut ti sherbej kreut te partise qe ju ka vrare , diskretituar tre breza ju te familjes Balluku . Ajo me kthehu pergjigje : Zoti Dashnor , une jam ndihmese e Edi Rames se e kam shok dhe kemi interesat tona ……. Pra nga kjo kuptova se une kam patur , kam dhe do te kem shume te drejte ,me akuzat qe kam bere qe nga 1992 deri me sot per menyren e grabitjes se djerses se popullit dhe ne vecanti te naftetareve te Shqiperise . ”
    Kjo pjese, ne rast se ka te verteten brenda, atehere kemi te bejme me nje fakt plus te menyres se si Edi Rama perzgjedh ministrat, Drejtoret e tj. e cila nuk ka te beje me plotesim kriteresh apo normash te perzgjedhjes se Kuadrit , te sanksionuar ne Statutin e PS dhe ne Rregulloren e brendeshme te Organizimit te Partise dhe te organeve apo shtabeve te saj drejtuese. Ndaj nuk ka pse shpresojme dhe presim dicka ndryshe, te vecante krahasuar me parardhesin e saj, Damiano Gjiknuri.

  • Ka qene nje projekt i rruges tirane elbasan, madje edhe piketa ne terren,pra jo vetem ne harte,qe ne 1940.pa tynel.mbase eshte ai varianti qe permend nje komentues me siper.ekzistenca e tij eshte e sigurt.ma ka thene nje njeri kompetent ne ate kohe qe e quajme diktature.dhe qe ne ate kohe,ja pas 1990.

  • 17 km edhe halla nuk eshte perfunduar mbas 7 vjete pune?!!!
    Ka rezik qe sa te ndertohet nje pjese te prishet derisa pjesa tjeter te ndertohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *