VIDEO/ Bashkia e Vlorës nderon heroin nga Tetova, mirënjohje për 24-vjeçarin që u vetëflijua në Zvërnec

Gazeta Dita

Mes dhimbjes për humbjen e të birit familja e 24-vjeçarit Beniamin Ferati nga Tetova tërhoqi titullin “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”. Një ceremoni u mbajt në Tetove për të kujtuar aktin heroik të 24-vjeçarit i cili nuk u frikësua nga dallgët, por tentoi të shpëtojë dy vajza që rrezikonin.

Heshtja ka pllakosur banesën e 24-vjeçarit. E vështirë të rrëfehet, babai i Benjaminit mes lotësh arrin të shprehe pak fjalë.Beniamin Ferati humbi jetën në detin e trazuar të 15 qershorit në plazhin e Zvërnecit gjatë tentativës për të shpëtuar 2 vajza nga Vlora, por asnjë prej tyre nuk arriti të mbijetonte.

Share This Article
1 Comment
  • O Leli , s te nxoren me shqelma jashte o qlbesire.Po eshte detyra jote ti mbrosh dhe ti pastrosh plazhet qe i ke lene si syte e tu ,dhe vij ca kosha o fendurine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *