Rrjeti gjigand BBC është përfshirë nga një skandal që rrezikon të rrëzojë besueshmërinë e tij.
Televizioni kombëtar britanik ka falsifikuar në mënyrë dixhitale pamjet e një dokumentari mbi natyrën. Ata kanë modifikuar pamjet e Vullkanit në Patagoni për t’i bërë më spektakolare. BBC pas akuzave pranoi se kishte rregulluar disi pamjet për t’i përmirësuar.
Pas një skandali të ngjashëm të ndodhur në 2011 BBC është sërish nën akuzë dhe kjo ngjarje mund t’i japë një goditje të fortë.
