Video: Bebushi hero mbron gjyshen e vet nga policia

Elton Tafaruci

Ky është një hero i vogël. jo video është përhapur gjërësisht në mediat sociale kineze që nga dita e djeshme.

Në të tregohet një vogëlush, thuajse foshnje, që kap një tub hekuri dhe përpiqet të mbrojë gjyshen e tij nga Njësia e Menaxhimit Urban që vepron në qytetet kineze për të detyruar shitësit e paligjshëm në rrugë të zbatojnë rregullat higjenosanitare, kanalizimet dhe parkimet.

I vogli u filmua duke bërtitur: “Mos e prekni gjyshen time. Ikni tutje, mos e prekni gjyshen time”.

Ai e përsëriste këtë ndërkohë që kishte kapur një tub hekuri dy herë më të madh se vetja dhe me të gjuante policët bashkiakë që të shtyheshin larg.

Të qeshurat e spektatorëve përreth dëgjohen në video.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *