VIDEO: “Benzi ka dalë nga moda”. Iu sekuestruan makinat, Ylli Ndroqi “sfidon” SPAK-un me dy Range Rover. Ja ku i ka gjetur dhe të kujt janë

redaktor

Biznesmeni Ylli Ndroqi ka reaguar për herë të parë pas sekuestrimit të pasurisë së tij nga SPAK, duke bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se tashmë do të dalë në rrugë me dy supermjete të tjera.

Në postimin që e ka shoqëruar edhe me video, tregon se në udhëtimet e tij do e shoqërojnë automjetet e markës Range Rover, për të cilat thotë se nuk shkaktojnë probleme me policinë.

Sa i përket Mercedes Benz, një prej automjeteve që është sekuestruar nga SPAK, Ylli Ndroqi përdor notat e ironisë duke thënë se cilëson si të dalë nga moda.

Mirëmbrëma të dashur miq! Ju uroj një mbrëmje të këndshme. Nga sot vendosa të lëviz me Range Rover. Mercedes Benz ka dalë nga moda. Ju sugjeroj Range Rover makinë pa probleme me policinë”, shkroi Ndroqi.

Jo pak veta pyetën se si ka shpëtuar pa u sekuestruar kjo makinë nga ana e SPAK?!

Nga të dhënat që Dita disponon makina i përket “Luxury Rent a Car“ shpk e Edmond Shahinit alias Mektrin Motors në autostradën Tiranë – Durrës, i cili i ka dhënë me qera Ylli Ndroqit alias Xhemail Pasmaçiut një makinë Tip Range Rover me targe AA 651 ZZ.

Makina është përdorur prej vitesh nga shijakasi, bisnesmeni Fiqiri Kllari, Konsull Nderi i Bosnje Hercegovinës.

 

e.k/dita

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *