VIDEO / Biden acarohet dhe ‘lëshon’ gojën ndaj gazetarit: Çfarë idioti, biri i k****s!

J L

Gabim apo shpërthim i qëllimshëm? Presidenti amerikan, Joe Biden ofendoi një gazetar ditën e djeshme, teksa një numër i madh i përfaqësuesve të shtypit po largoheshin pas një eventi të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Kur një gazetar i “Fox News” e pyeti presidentin nëse mendonte se inflacioni është një përgjegjësi politike, Biden u përgjigj me sarkazëm “dhe një tjetër inflacion është avantazh i madh.”

Më pas duke pëshpëritur dhe duke menduar  se mikrofoni ishte mbyllur ai tha “Çfarë idioti, biri i k***ës” , («What a stupid son of a bitch»).

Fjalori banal i presidentit u përfshi në regjistrimin zyrtar gjatë fjalimeve në eventin që u organizua në shtëpinë e bardhë.

Të enjten, një tjetër gazetare e “Fox News” u sulmua nga Biden kur e pyeti: “Pse prisni që presidenti rus Vladimir Putin të bëjë lëvizjen e parë?”

Presidenti amerikan e quajti pyetjen një marrëzi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *