Vajza e djem të rinj me një profesion të ri, ofrojnë seks online në këmbim të një pagese. Një zyrë të tillë e ka zbuluar Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar 7 djem e vajza që punon në chat online duke ushtruar prostitucion virtual.
Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.
Në videon e publikuar nga Policia pothuajse çdo gjë duket normale. Një zyrë e madhe e hapur, një divan, kompjuterë, por një raft plot me këpucë me taka për femra. Nuk mungojnë as makijazhet dhe çarçafë ku me sa duket të rinjtë dilnin foto apo regjistronin video.
Në zyrë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 16 lodra plastike të seksit si dhe sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Po me seksin virtual çfare kan,at e praktikon tan bota.
Leni njerzit te bojn qef kur e boj me deshiren e tyne.
Policia te merret me kriminelat dhe jo me te rriturit qe jane te ndergjegjshem per punen qe kane zgjedhun te bejne e te mbajne familjet.Tash skemi as fabrika as kombinate as ferma lopesh e as kooperative.Leni grate e burrat e shkrete te punojne si testues lodrash plastike 😉 😉