Moti i keq ka goditur rajon e Emilia-Romagna-n në Itali këtë të hënë.
Në pak minuta, breshëri ka thyer xhamat e qindra makinave.
Në pamjet e dërguara nga një lexues në faqen e DITA në Instagram, të cilat janë filmuar sot pasdite në autostradën që lidh Piacenza-n me Parma-n, duken me dhjetëra automjete të ndaluara në rrugë, me xhamat e thyer.
Qarkullimi është bllokuar, ndërsa dëmet duken të mëdha.
e.r/dita
