Video/ Britanikët bombardojnë pallatin e Sadam Hyseinit

Elton Tafaruci
_90619020_264eb747-8afc-40d9-9540-288cb7af3986.jpg

Avionët luftarakë të Mbretërisë së Bashkuar kanë bombarduar një prej ish-pallateve të Sadam Hyseinit në Irak, i cili ishte shndërruar në një bazë të ISIS-it.

“RAF” përdorën armatimin e rëndë për të shënjestruar pallatin e ish-presidentit të Irakut në qytetin verior të Mosulit, i cili shërbente si një bazë e rekrutimeve dhe stërvitjes së terroristëve të huaj.

Mbi të u lëshuan disa bomba “Tornadoes” të cilat provokuan shpërthimin që shikoni në videon e mëposhtme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *