VIDEO: Britma dhe ulërima në studio, derbi i Madoninës ‘çmend’ komentatorët italianë

Ornela

Derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit që përfundoi 4-2 ka prodhuar emocione të fortë sidomos për tifozët e dy skuadrave, por edhe për simpatizantët e futbollit në përgjithësi.

Përjashtim nuk kanë bërë as dy komentatorët italianë Tiziano Krudeli dhe Filipo Tramontana.

I pari që është tifoz i Milanit e ndezi atmosferën fillimisht me golin e kroatit, por veçanërisht me atë të Ibrahimovic, i cili dërgoi shifrat përkohësisht në 0-2 për Milanin.

Më pas stafetën e mori Tramontana, i cili njihet si tifoz i Interit. Britmat e tij kapën një tonalitet tepër të lartë sidomos pas golit të De Vrij, që i dërgoi shifrat në 3-2. Jo më pak u përjetua edhe goli i Lukakut që vulosi shifrat përfundimtare.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *