Brohoritje dhe 1 minutë heshtje për të rënët! Fjalimi i Putin në Sheshin e Kuq: Po luftoni për sigurinë e atdheut, fitorja është afër

Amelda Amelda

Presidenti rus Vladimir Putin e ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë.

‘Është e njëjta gjë tani. Ju po luftoni për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh. Nuk ka familje në Rusi që të mos jetë djegur nga lufta e madhe patriotike. Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve.’

Nuk kishte asnjë njoftim të madh në fjalimin e Presidentit Putin për Ditën e Fitores, siç ishte parashikuar nga disa media.

Por në fjalimin e tij, kreu i Kremlinit u përpoq përsëri të justifikonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se NATO dhe Ukraina po krijonin kërcënime “të papranueshme për ne” në kufijtë e Rusisë.

Megjithatë, shumica e botës dhe organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, e konsiderojnë Rusinë agresore dhe operacionin e Moskës në Ukrainë si një pushtim të paligjshëm.

Ai ka uruar veteranët për ditën e “fitores së madhe”. Dita e Fitores feston fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Putin vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë – atë që Kremlini e quan pushtim – ishte një masë e nevojshme dhe “në kohë”.

Ai thotë se ishte “vendimi i duhur” i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran.

Putin deklaroi se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.
Ai tha se Rusia “i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin” dhe thotë se po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, ku ai ka thënë se operacionet e Rusisë tani janë të fokusuara.

“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar.”

Ai bëri thirrje për një minutë heshtje për rusët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore, por edhe ushtarët që luftojnë për Rusinë në Donbas.

Putin deklaroi më tej se Perëndimi nuk donte të dëgjonte Rusinë dhe ata kishin plane të tjera.

“Perëndimi,- tha ai,- po përgatitej për pushtim të tokës sonë”.

Trupat në Sheshin e Kuq brohoritën në fund të fjalimit të tij dhe himni kombëtar i Rusisë u luajt ndërsa gjuanin topat.

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Adolf Putin,je nje Adolf Hitler i vertete,je nje nazist me i eger se SS e tyre!
    Ke mbjelle urrejtje ndaj popullit te Ukraines,qe deri dje keni qene popuj vellezer!
    Asnje arsye nuk ka qe Rusia te pushtoje Ukrainen,vecse oreksi yt prej pushjtuesi,prej nazisti prej krimineli!
    Rusia me kete agresionin kunder Ukraines,humbi te drtejten historike qe te m,burret me 9 majin 1945,qe ishte dita e fitores se Ushtriose se Kuqe tye BRSS kunder Gjermanise hitleriane,ashtu sikurse kjo dite do te zevendesohet me nje DATE TJETER kur Ukraina me mbeshtewtjen e botes demokratike te shkaterrojne Ushtrine tuaj prej lecke dhe te ngrejne flamurin e fitores ne Moske!
    Asnje pushtues nuk ka fituar mbi popujt viktima gjate gjithe historise mijra vjecare te njerezimit!
    Populli rus po e mbulon me TURP imazhin e vet ANTIFASHIST duke u bere ne mbrojtes te fashizmit e nazizmit te Adolf Putinit!

  • Adolf Putin,je nje Adolf Hitler i vertete,je nje nazist me i eger se SS e tyre!
    Ke mbjelle urrejtje ndaj popullit te Ukraines,qe deri dje keni qene popuj vellezer!
    Asnje arsye nuk ka qe Rusia te pushtoje Ukrainen,vecse oreksi yt prej pushtuesi,prej nazisti prej krimineli!
    Rusia me kete agresionin kunder Ukraines,humbi te drtejten historike qe te m,burret me 9 majin 1945,qe ishte dita e fitores se Ushtriose se Kuqe tye BRSS kunder Gjermanise hitleriane,ashtu sikurse kjo dite do te zevendesohet me nje DATE TJETER kur Ukraina me mbeshtewtjen e botes demokratike te shkaterrojne Ushtrine tuaj prej lecke dhe te ngrejne flamurin e fitores ne Moske!
    Asnje pushtues nuk ka fituar mbi popujt viktima gjate gjithe historise mijra vjecare te njerezimit!
    Populli rus po e mbulon me TURP imazhin e vet ANTIFASHIST duke u bere ne mbrojtes te fashizmit e nazizmit te Adolf Putinit!

  • Shiko enderra me sy hapur o Kristofori i ri i koheve moderne…..vetem mos kopjo Zhelen se e dhjeve fare….keto fjalime patetike mbante edhe Hitleri me rrethin e ngushte te tij ne bunkerin e Reichstag , fliste per fitoren finale te Rajhut nderkohe qe Ruset i kishte ne Berlin !

  • Nje komb i madh i dogmatizuar barbarisht.Lufta e dyte boterore nuk do te kishte mbaruar aq shpej,po te vazhdonte te qendronte indiferente Amerika.Ak ka ma demagogji:”Po lluftojme fshzmin e Europes ne Ukrahine!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *