Video / Burri kap “mat” hajdutin duke i vjedhur makinën

redaktor

Një video e regjistruar nga kamerat sigurisë në Bristol, Britani, tregon të zotin e një makine, i cili kap “mat” një hajdut në tentativën për të grabitur makinën e tij.

Nga sa shikohet në video grabitësi i veshur me një bluzë me kapuç, fillimisht hap makinën duke përdorur çelësin e bagazhit dhe më pas ai hap derën e parë të pasagjerit.

Por, ndërsa hajduti ishte i zënë në përpjekje për të vjedhur makinë, pronari i makinës që ka parë nga kamerat e sigurisë skenës, ka dalë nga shtëpia dhe është shfaqur pas tij.

Ky i fundit i tërheq vëmendjen dhe pas disa diskutimeve me fjalë në momentin që grabitës tenton të largohet, i zoti i makinës e neutralizon atë me një lëvizje vërtet spektakolare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *