VIDEO: Çernobili pas 33 vitesh është bërë edhe më i tmerrshëm

Leda Hysa

Plot 33 vite kanë kaluar që kur qyteti ukrainas Pripjat është shndërruar në “qytet fantazmë”.

Vëmendja u rikthye më shumë për shkak të serialit “Çernobil”, i cili po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, i cili po zgjon vëmendjen për katastrofën e cila ka ndodhur në vitin 1986.

Në YouTube është shfaqur videoja e qytetit të braktisur, e cila është bërë me dron, ndërsa autor i saj është Voren Urbesking. Ai, me anë të dronit, ka xhiruar pamje rrëqethëse të ndërtesa të zbrazëta, spitaleve, shkollave, parqeve për argëtim të shkatërruara e të harruara.

Një varg shpërthimesh në centralin nuklear Çernobil kanë ndodhur më 26 prill para 33 vitesh. Kjo katastrofë konsiderohet si njëra prej katastrofave më të mëdha ekologjike në histori.

Evakuimi i popullatës nuk ka filluar menjëherë, por pas dy ditësh nga një varg shpërthimesh në central. Mbi 100.000 banorë janë evakuuar nga Pripjati, ndërsa pasojat e rrezatimit i kanë ndjerë me miliona njerëz.

Së paku 500.000 njerëz nga gjithsej dy milionë të shpallur viktima të kastrofës deri tashmë kanë vdekur. Në disa nga vitet e para pas shpërthimit kanë vdekur 350.000 njerëz, të gjithë nga kanceri, ndërsa shkalla e sëmurjes ka qenë edhe tri herë më e madhe se te popullata tjetër.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Koha e 1/2 të zbërthimit të lëndës radioaktive eshte afro 150 vjet (koha e gjysëm shtanësimit në fizkimi), pra duhet te kalojnë afro 300 vjet qe radioaktiviteti të mos jete vdekje prurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *