VIDEO/ Çështja e Ballist Morinës, Rama takon kryeministrin kroat

Gazeta Dita

Kryeministri Rama ka qenë sot në Mal të Zi, ku është zhvilluar Samiti i Kartës së Adriatikut. Ai ndër të tjera, ka takuar edhe veçmas kryeministrin kroat, Plenkoviç. Sipas Ramës, me të ka biseduar për rastin e Ballist Morinës, i cili është i arrestuar në Kroaci dhe mund të ekstradohet drejt Serbisë.

Rama thotë se me Plenkoviçin u diskutua për nevojën e një zgjidhje të arsyeshme të kësaj çështjeje, që e cilëson.

“Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, shkruan Rama në FB.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *