Video – Çfarë i tha Dr. Flori dy ditë para se të vdiste Ermalit

Dita

Vetëm dy ditë para se të largohej nga kjo botë, Dr. Flori ishte I ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, ku tregoi për projektin më të fundit të tij, një emision i cili do e shkëpuste të paktën përkohësisht nga muzika. “Do ftoj dikë shumë special, është një njeri i veçantë dhe një artist, që ka qenë i tillë që kur ka qenë i vogël. Ndërsa tani duket si një bebe gjigant. Është shoku im i ngushtë, doktor Flori”, kishte paralajmëruar Ermali para fillimit të intervistës.

“Meqë muzikës ia kam nxjerrë fundit, thashë ta provoj njëherë të bëj një emision. Po do ti që ka dalë shumë mirë?”, tha Flori si i ftuar i emisionit.

Përveç si këngëtar, Dr. Flori spikati si kantautor dhe si lançues i talenteve të reja. Bashkëpunimet e fundit me Ermal Mamaqin ishin hite të padiskutueshme, që sollën një formë tjetër të artistit, që në thelb të krijimtarisë së tij kishte problematikat sociale. Edhe pse protagonist në media, ai preferonte të mbante larg kamerave familjen.

http://www.dailymotion.com/video/x2afowm_lamtumire-dr-flori-top-channel-albania-news-lajme_news

Share This Article
2 Comments
  • Ngushullimte thella dhe te sinqerta familjes.Fatkeqesi e madhe per femjet qe do rriten jetime.Kjo eshte DROGA qe FLORI nuk mendoi per asnji minute per dy femijet dhe nusen e re.
    NGUSHULLIME< FAMILJES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *