Çfarë ka thënë kreu i PD për Papulin e vilave ku po jeton (Video)

Ori

Kreu i PD është mbartur për të jetuar në kompleksin luksoz Long Hill në periferi të Tiranës, një nga zonat e mbyllura rezidenciale ku jetojnë njerëzit më të kamur të vendit.

Kompleksi i banuar nga diplomatë, bankierë dhe personazhe të njohura të biznesit ka një nga kafet më të bukura të zonës, që vizitohet shpesh nga kryeministri Rama, miqësia e të cilit me ndërtuesin Papuli është e vjetër.

PD reagoi duke thënë se bëhet fjalë për qëndrim të përkohshëm për shkak se Basha po riparonte dëmet nga tërmeti në apartamentin e tij dupleks në Tiranë, në zonën pas stadiumit Qemal Stafa, përballë Sheratonit.

Reagimi duket gënjeshtër e pastër.

Në shtëpinë e tij, në pallatin e tij, nuk po bëhet asnjë rikonstruksion.

Kjo duket edhe sot lehtësisht nga jashtë dhe gjithçka mund të filmohet dhe shikohet.

Por edhe po të tentojë të bëjë diçka, Basha duhet të kishte një leje nga Bashkia e Tiranës për rikonstruksion, pa folur për raportimin tek emergjencat civile per demet.

Asnjë prej të dyjave nuk ka ndodhur.

Në fakt, mediat flasin për dy vila brenda kompleksit luksoz të familjes Basha, të cilat janë marrë prej kohësh por tashmë janë gati për banim dhe familja e kreut të PD është mbartuar në njërën prej tyre.

Kushtet e blerjes apo marrjes së vilave mbeten të panjohura, dhe përserisa gënjen për rikonstruksionin, nuk ka garanci se z.Basha do thotë të vërtetën.

Por mbetet fakt që deri para pak kohësh ai denonconte rregullisht si mik të Ramës dhe oligark ndërtusin e këtyre vilave, Agron Papuli.

Pastaj papritur akuzat u ndalën

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmë disa nga deklaratat e tij:

 

 

0.p. /dita

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *