VIDEO/ Çfarë po ndodh te Rruga e Kombit? Policia shqiptare dhe ajo kosovare…

Gazeta Dita

Me anë të një njoftimi për media policia Rrugore Shqiptare dhe ajo Kosovare, kanë dale për të dhënë një mesazh të rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, si dhe për më shumë bashkëpunim.

Bashkëveprimi dhe ndërveprimi policor mes dy strukturave policore ka sjellë një përqasje më pozitive dhe më miqësore ndaj drejtuesve të mjeteve, sidomos me bashkëkombasit tanë të Kosoves.

Ky bashkëpunim ka sjellë me shumë prezencë policore në rrugët tona, ka prodhuar më shumë siguri dhe ndjenjë përgjegjësie tek drejtuesit e mjeteve. Policia Rrugore Shqiptare dhe ajo Kosovare, ju këshillojnë që gjatë drejtimit të mjetit te keni parasysh:

– Të vendosni rripin e sigurimit për automjetet.

– Të vendosni kaskat mbrojtëse në motomjetet. Respektoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë.

– Mos nxitoni, respektoni jetën, mos harroni që : Dikush Ju Do. – Mos parakalo në mënyre të gabuar, mos bëj dhe ti gabimin që bën një drejtues mjeti para teje.

– Policia Rrugore ndalon përdorimin e mjetit nëse keni konsumuar alkool. Drejtues mjetesh,: Mos përdorni alkool, Mendoni për veten dhe për të tjerët, Alkooli vret!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *