Personat me aftësi të kufizuara janë më të persekutuarit sa i përket transportit publik.
Shumë institucione nuk kanë krijuar mundësinë që ata që janë me karrocë të mos përdorin shkallët por një ngjitje pa pengesa.
Edhe në rrugë ecja e tyre është një sfidë më vete.
Bashkitë e qyteteve kanë lënë pak vende për të parkuar karrocat, apo makinat, por dhe kjo bëhet e pamundur për shkak se i shkelin rregullat personat e tjerë.
Por, në Brazil nëse parkon në një vend që është i destinuar për personat PAK mund të të ndodh ndonjë surprizë e pakëndshme.
Një qytetar në Rio de Janeiro që kishte lënë makinën aty është përballur me një fenomen të papritur.
Makina e tij është mbuluar e gjitha me letër me ngjitës ku i tregohej shoferit se ky vend është për personat me karrocë.
Ai i nervozuar ka thirrur policinë, por në fakt, polici nuk i ka dhënë të drejt.
Për më shumë shikoni videon më poshtë…/DITA
What happens if you park in a disabled spot in Brazil… 😀
Posted by Pirate FM on Thursday, July 9, 2015
