Departamenti i Administratës Publike ka publikuar mënyrën dhe rregullat e aplikimit për individë që dëshirojnë të bëhen pjesë e saj.
Së pari çdo shpallje e bërë nga DAP, ka disa kritere të cilat duhet të përmbushen nga ana e aplikantëve.
Kriteret janë të shfaqura në çdo shpallje dhe dokumentacioni i cili duhet të dorëzohet nga aplikantët, do të dorëzohet on-line dhe jo dorazi në institucionet përkatëse.
Dorëzimet duhet të bëhen Brenda afateve të caktuara nga DAP.
Shqyrtimi i dokumenteve që aplikuesit kanë ngarkuar është hapi i parë, për të vlerësuar nëse kandidatët janë të përshtatshëm për vendet vakante të shpallura nga DAP.
Vlerësimi bëhet vetëm në bazë të dokumenteve të ngarkuara nga aplikuesit.
Hap i dytë është testimi me shkrim, pyetjet e të cilit bazohen në fushën e njohurive që janë përcaktuar në shpallje.
Hap i trete i testimit me gojë e cila ka 25 pikë, u ofrohet vetëm atyre kandidatë të cilët marrin mbi 30 pikë nga 60 të mundshme.
Për tu përgatitur rreth vendit që do të aplikoni, mund të shikoni fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë, mbi të cilin do të zhvillohet intervista dhe testimi, të cilat mund të gjenden në sajtin e DAP, www.dap.gov.al
Testimi me shkrim do të jetë i sekretuar dhe çdo individ do të ketë një barkode personal dhe korrigjimi i testit të tij do të bëhet në mënyre elektronike.
Intervistat dhe dosjet e kandidatëve vlerësohen nga një komision të përbërë prej 5 kandidatësh, 2 përfaqësues institucioni, 2 pedagogë të fushës, dhe 1 përfaqësues nga ana e DAP.
Për të qenë fitues duhet të kesh 70 pikë, ndërsa kandidatët të cilët kanë vlerësim maksimal të testimit, do të zgjedhin të parët mes vendeve vakante.

hahahaha jepini shoke merrni pjese ne talljen e radhes. Ore dini gje e sata here eshte qe po luhet kjo loja e konkurseve?
Po ka dhe nje kusht tjeter qe nuk thuhet
Duhet patjeter qe kandidati te jete RILINDAS.