A e kishte ndjerë vdekjen këngëtari britanik Davi Bowie? Vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit prej disa muajsh dhe nuk e fitoi dot betejën. Por, në një klip të publikuar vetëm katër ditë më parë, ai thotë: “Shikoni këtu, unë jam në parajsë”.
Kripi titullohet “Lazarus” dhe është kjo domethënia që po ngjall kureshtje në internet. Në video, këngëtari është i shtrirë në një krevat spitali, ndërsa sytë i ka të lidhur.
Producenti i tij, Tony Visconti, tha se Bowie e dinte prej një viti se kanceri i tij ishte i pa kurueshëm, por shtoi se “vdekja e tij nuk ishte ndryshe nga jeta, një vepër arti”.
