VIDEO/ Dedikimi i veçantë i Rudina Magjistarit për Adelën

Dita

Gazetarja Adelajda Xhamani u nda nga jeta dy ditë më parë.

Sot, drejtuesja e emisionit “Rudina”, Rudina Magjistari e nisi emisionin me ngushëllimet për ikjen e parakohshme të Xhamanit.

Magjistari përkujtoi daljen e saj të fundit, të cilën gazetarja e kishte patur pikërisht në këtë emision, ku rrëfente të rejat më të fundit nga “showbiz”.

Për ta nderuar për të fundit herë gazetaren e njohur Adelajda Xhamani, e cila u nda nga jeta tragjikisht para dy ditësh… Një vajzë e zonja, një vajzë e fortë e cila dha një mesazh kurajo të jashtëzakonshme, një model frymëzimi për këdo që dëshiron të ndjekë ëndrrën e vet. Ka qenë një ngjarje shumë e dhimbshme, na ka tronditur të gjithëve absolutisht dhe nuk ka koment për këtë, na ka prekur të gjithëve. Mendimet tona shkojnë për familjen e saj, për dhimbjen që kanë ata dhe për vetë Adelën që të prehet në paqe”, tha Magjistari.

Stafi i “Rudina” kishte përgatitur edhe një insert prekës në nder të gazetares, e cila tashmë nuk jeton më.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *