Një dentist është përballur më një situatë të pazakontë, teksa ishte duke kontrolluar dhëmbët e një pacienti. Ai ka parë një grumbull larvash në pjesën e sipërme të gojës së pacientit të tij. Ky është dhe momenti i neveritshëm ku duken qartë krimbat.
Dentisti është shokuar teksa shikonte se në mishrat e pacientit ishin dhjetëra krimba. Sipas tij, pacienti vuante nga myiasis, i cili është një lloj infeksioni dhe shfaqet në vendet tropikale dhe tek njerëzit e varfër.
Kur parazitet hyjnë në hundë ose veshë, atëherë ata janë në gjendje të depërtojnë në tru, ku nuk përjashtohen dhe rastet e vdekjeve.
