VIDEO/ Dëshmia e Arian Melonashit: Ja pista e Aeroportit ku desh vdiq Aleksandër Meksi

Dita

Ish- gazetari i Radiotelevizionit Shqiptar, Arian Melonashi tregon dëshminë e tij për ngjarjen në Aeroportin e Rinasit në vitin 1992, ku avioni i kryeministrit Meksi u detyrua të ulet në një pistë pa drita.

Ja dëshmia e tij për gazetën Tema:

“I nderuar kryeredaktor, pashe ne faqen tuaj nje dic mes rrefimeve, kujtimeve e hamendjeve rreth nje atentati ndaj kryeministrit te kohes ne vitin 1992.

Ju e dini fare mire se ne ate kohe, une nuk kisha raporte te mira me Sali Berishen, pasi ne te nisa te shoh nje politikan qe antikomunizmin e tij e shprehte dhe e zbatonte me metodat e me frymen me puritane komuniste, por te mendohet qe ne ate kohe ishte duke pergatitur nje atentat ndaj kryeministrit Meksi, me duket krejt e pavend.

Ishte nje kohe shume e veshtire per Shqiperine dhe kujtoj qe drejtori i Rinasit me terhiqte per menge prej disa muajsh, per te gjetur mundesine te flisja ne Revisten Televizive per gjendjen katastrofike te aeroportit.

Nuk dua te shkruaj me gjate, ende e kam te ruajtur kroniken e transmetuar ne TVSH ne lajmet e ores 20 me 12 maj 1992. Aksidenti i Aleksander Meksit, me sa mbaj mend ndodhi te nesermen apo te pasnesermen ne darke.

Kerkoj te falur per cilesine e filmit, gjithsesi eshte nje dokument qe besoj hedh drite atje ku me polemikat e ketyre diteve, po mundohet te hidhet hije”.

Share This Article
4 Comments
  • Or tej gazetaruc i RTSH nuk ka te beje gjendja e aeroportit me fikjen apo prishjen e dritave. Aeroporti mund te ishte ne gjendje shume te keqe por dritat punonin. Or tej, z. Haxhia po flet per dritat qe u fiken dhe avioni qe u la te ulej me maje (rroten e pare) dhe madje te thyente rroten e pare ne vend te ulej me rrotat e mbraphsme. Perse dhe kush i fiku dritat? Kjo eshte pyetja dhe jo gjendja e aeroportit! Z. Meksi e keqja i vinte sepse piloti nuk shikonte ku te ulej dhe jo sepse pista nuk kishte cilesi.

  • Ore Carian nuk ka permendur kush qe aeroprti, pista ishte e cilesise se larte, por thuhet qe krimi aksidenti i avionit ku udhetonte ish Kryeministri Meksi, do te kryhej duke nderprere ndricimin etij, gje cila ndodhi para se avioni ti afrohej pistes, skenari i Saliut shkoji deri ne fund, pra u realizua. Pra shoku ish gazetaruc, ishte terr, vetem nate e zeze dhe nuk dukej asgje ne piste edhe sikur ajo te ishte e cilesise se Aeroportit Jaon Kenedi ne N.Y. Zotesia dhe eksperienca e pilotit italian beri te mundur qe avioni te ulej me veshtiresi, por pa pesuar asnje aksident. Kaq shoku Carian.

  • KY GAZETARI I THENCIN ,,,, NUK PASKA KUPTUAR GJE FARE ME DUKET,,,, O GAZETAR,, LEXOJE DHE NJEHER DEKLARATEN E IZETIT,,,, PASTAJ PERGJIGJU,,, TJETRI PO TE JEP FAKTE, FLITET PER DRITA TE FIKURA QELLIMISHT,,, SA PER KUSHTET E PISTES,,, AVIONET PO ULEN NE SAHARA DHE NE AFRIKE ,,, KU KA TOK DHE RERE,,, POR TE PAKTEN SHIKOJNE KU ULEN,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *