Video/ Dështon performanca, e fejuara e qëllon me shigjetë në fyt

Elton Tafaruci

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=6AJRZCrS_1g

Gara në  “America’ Got Talent” është kthyer në një “katastrofë” për dy pjesëmarrës.

Kanadezi Ryan Stoc ishte gati për të bërë një performancë të shkëlyer para jurisë dhe audiencës së pranishme, por fatkeqësisht, kjo ka dështuar.

2

Partnerja në performancë, njëkohësisht edhe e fejuara e tij, Amber Lynn Walker e ka qëlluar atë me një shigjetë me flakë në fyt, në vend që të qëllonte objektivin, të cilin e mbante me gojë.

Pas këtij incidenti që e dëmtoi, Ryan Stoc teksa fërkonte qafën është përpjekur që të thyejë heshtjen e krijuar, duke thënë se gjithçka shkon mirë.

“Ajo ka kapur vetëm këmishën time. Ajo e humbi atë”, shtoi ai i cili dukej qartë që ishte i shokuar./tvklan.al

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *