VIDEO/ Digjet në ecje automjeti në Lungomare, shpëton mrekullisht drejtuesi

Gazeta Dita

Një automjet i cili ishte në ecje është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Lungomare të Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se si pasojë e ngjarjes nuk ta lënduar, pasi shoferi ka dalë me shpejtësi sapo ka pikasur zjarrin.

Mjeti tip ‘Benz’ me targa AA806GF është djegur plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse për të shuar flakët.

Nga ngjarja është bllokuar për disa minuta edhe trafiku. Shkak i djegies së mjetit dyshohet një shkëndijë elektrike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *