Shumë njerëz nuk mund ta imagjinojnë të dalin nga shtëpia pa celularin. Një sportist skermës nga Franca, Enzo Lefort duket se ka qenë i shqetësuar mos humb ndonjë telefonatë apo SMS ndërsa ndeshej.
Ai e kishte futur telefonin në xhepin e pasëm dhe kjo u zbulua kur gjatë duelit, celulari ra në tapet. 24vjeçari u turpërua nga ky veprim në ndeshjen kundër gjermanit Peter Joppich.
Largimi i telefonit i kushtoi atij një pikë, që ndikoi dhe në humbjen e ndeshjes.
