Uellsi ka mundur 3-1 Blegjikën në një superndeshje.
Një sfidë e cila pati mjaft emocionuese pasi që të dyja kombëtaret synonin që të kalonin në fazën e gjysmfinaleve.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj sfide.
GOL! Uellsi shënon golin e tretë me anë të Vokes i cili shënon me kokë duke mos i dhënë asnjë shans Courtois
Minuta 73′, Fellaini shumë pranë golit të barazimit por gjuatja e tij nuk shkon në drejtim të portës
GOL! Robson-Kanu i jep avantazhin Uellsit duke shënuar një gol mjaf të bukur, me anë të një kontrolli spektakolar të topit shmang dy mbrojtësit belg dhe mposht Courtois
Minuta 50′, Eden Hazard i afrohet golit të avantazhit por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën pingule
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja skuadrat që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
GOL! Ashly Williams barazon gjithçka. Kapiteni i Uellsit shënon një gol mjaft të bukur me kokë duke fituar duelin me mbrojtësit belg dhe e dërgon topin në cep të portës
Minuta 25′, Courtois bën mrekullinë duke pritur një gol të sigurtë pas gjuajtjes së Taylor i cili nuk e dërgon topin në rrjetë
GOL! Nainggolan kalon në avantazh Belgjikën duke shënuar një gol spektakolar nga distanca
Minuta 9′, Gareth Bale shfaqet rrezikshëm në portën belge duke tentuar brenda zonës por gjuajtja e tij përfundon në rrjetën e jashtme
Minuta 6′, Rast i artë për Belgjikën për të shënuar golin e avantazhit me Hazard që godet brenda zonës por topi i tij ndalet në vijën fatale
Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja përfaqësueseve
