Anglia humbi 2-1 përballë Islandës. Angli-Island ishte ndeshja e fundit e fazës së 1/8-tave që u luajt në stadiumin “Allianz Riviera”.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni direkt ndeshjen
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Minuta 83′, Islanda e pafat për të shënuar golin e tretë me anë të kapitenit Gunnarsson që godet por ndalet nga Hart
Minuta 55′, Sigthorsson i afrohet golit të tretë me anë të një veprimi spektakolar por ndalet nga Hart
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Angli-Islandë
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-2
Minuta 27′, Kane tenton me një goditje spektakolare por ndalet nga portieri Islandez
GOL! Përmbys gjithçka Islanda me Sigthorsson që shënon nga 16-metra, falë dhe ndihmës së Hart që nuk arrin të ndalë topin
GOL! Nuk zgjat shume festa e anglezeve. Kundërpërgjigjet menjëherë Islanda që barazon shifrat me Sigurdsson që mposht Hart
GOL! Anglia e nis në mënyrë spektakolare ndeshjen duke shënuar që në minutat e para me anë të Uejn Runi që shëndërron në gol 11-metërshin e fituar nga Sturridge
Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja përfaqësueseve. Nis loja me topin e nisur nga Anglia
