Spanjë-Turqi është ndeshja e dytë grupit D, që u luajt në impiantin “Stade de Nice”.
Një sfidë ku Spanja ishte favorite kryesore për të marrë pikët e plota.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet zyrtare
Spanja: De Gea, Juanfran, Pique, Sergio Ramos, Jordi Alba, Fabregas, Busquets, Iniesta, Silva, Morata, Nolito
Turqia: Babacan, Gonul, Topal, Balta, Erkin, Tufan, Inan, Ozyakup, Calhanoglu, Yilmaz, Turan.
Minuta 89′, Rasti i parë i rrezikshëm për turqinë vjen në fundin e lojës me të Sahan i cili i vetëm përabllë De Geas godet jashtë
GOL!Nisje spektakolare për Spanjën që shënon sërish me anë të Alvaro Moratës që shënon golin e tretë dhe të dytin personal në këtë ndeshje
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja kombëtaret që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
Minuta 37′, GOL! Nolito dyfishon rezultatin për Spanjën duke përfituar nga një top i kthyer gabim nga ana e mbrojtjes turke dhe i vetëm përballë portierit e dërgon topin në rrjetë
Minuta 34′,GOL! Alvaro Morata kalon në avantazh Spanjën pas një goditje perfekte me kokë
Minuta 28′, Kundërpërgjigjet menjëherë Spanja me Nolito që tenton nga distanca por topi i tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule
Minuta 26′, Tenton me anë të një goditje dënimi kombëtarja e Turqisë me Calhanoglu por jashtë kuadratit
Minuta 10′, Rrezikon Spanjë me anë të një kundërsulmi të rrezikshëm me Moratën që godet por ndalet nga shtylla
Janë ekzekutuar himnet kombëtare. Nis ndeshja me topin e nisur nga qendra nga ana e spanjollëve
