Hungaria arrin të barazojë në minutat e fundit ndaj Islandës me rezultatin 1-1 duke dalë në krye të renditjes së grupit F me katër pikë, në pritje të ndeshjes mes Portugalisë dhe Austrisë në orën 21:00.
Në stadiumin “Stade Velodrome” në Marsejë Islanda do të dilte në avantazh në minutën e 40-të me një njëmbëdhjetë-metërsh të shndëruar në gol nga Gylfi Sigurdsson, ndërsa Hungaria me shumë përpjekje dhe fat, do të arrijë barazimin në minutën e 88-të nëpërmjet një autogoli të Birkir Saevarsson.
Më poshtë do të keni munëdsi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet zyrtare
Islanda: Halldorsson, Saevarsson, Sigurdsson, Arnason, Skulason, Gudmundsson, G. Sigurdsson, Gunnarsson, Bjarnason, Sigthorsson Bodvarsson
Hungaria: Kiraly, Lovrencsics, Guzmics, Lang, Kadar, Gera, Nemeth, Nagy, Kleinheisler, Dzsudzsak, Szalai
Minuta 88′, GOL! Barazon në minutat e fundit të lojës Hungaria me anë të një aksioni perfeket me Nikolic që kroson në zontë dhe Saevarsson e dërgon topin në rrjetën e tij
Minuta 72′, Hungaria është hedhur e gjitha në sulm për të gjetur golin e avantazhit duke rrezikuar me anë të kundërsulmeve, por e kanë të vështirë të çajnë në mbrojtjen e Islandës
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes ku të dyja ekipet i kanë besuar sërish të njëjtëve lojtarë
Minuta 40′, GOL! Islanda kalon në avantazh përballë Hungarisë me anë të Sigurdsson i cili ekzekuton në mënyrë perfekte një 11-metërsh
Minuta 34′, Kundërpërgjigjet menjëherë Hungria me anë të Kleinheisler por gjuajtja e tij kalon fare pranë portës së mbrojtuar nga Halldorsson
Minuta 30′, Rast i artë për Islandën për të kaluar në epërsi me anë të Gudmundsson i cili vetëm përballë portierit nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë
Minuta 9′, Rasti i parë i rrezikshëm shënohet nga ana e Islandës me anë të Bodvarsson i cili godet me kokë por fare pranë kuadratit
Janë ekzekutuar hinnet e të dyja kombëtareve. Nis ndeshja me topin e nisur nga qendra nga ana ekipit të Islandës
