“Merr një pistoletë me vete, dhe në momentin që do të qëllosh, lutu që të jesh aq i shpejtë sa të arrish ta kapësh”.
Këto janë fjalët e Billy Costacurta-s, që shpjegoi të vetmen mënyrë për të ndalur atë që konsiderohej i vetmi “O’ Fenomeno” Ronaldo.
Historia e tij fillon kur ai zbulohet një ditë nga një bankier i quajtur Alexandre Martins, që në kohën e lirë punonte si gjuetar talentesh të rinj, i cili e gjeti atë rastësisht në një fushë në periferi të Rio de Zhaneiros.
Braziliani gjeti dashurinë e pakushtëzuar të tifozëve të Interit, si dhe të trajnerit Gigi Simoni me të cilin kishte një raport unik.
“Roni ishte i mirë, i qeshur dhe bujar. E donin të gjithë. Kishim një raport të shkëlqyer, vetëm se ishte pak dembel. I thoja të stërvitej pak më shumë, dhe ai thoshte: “Mister, 25 gola më mjafojnë, gjithnjë më “korruptonte” me këto përgjigje”.
Por ndërsa trajneri, tifozët dhe shokët e skuadrës e donin, kishte dhe ata që e “urrenin”, padyshim mbrojtësit kundërshtarë.
