VIDEO/ Djegia e makinës së policit, autori afrohet dhe i vë flakën “Mitsubishit”, rrezikon dhe veten

Ornela

Makina e një efektivi policie është djegur qëllimisht gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.

Ne një video te publikuar nga mediat, autori shihet se është i veshur me të zeza dhe mban një kapuç në kokë. Pasi i vë flakën makinës largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.

Mjeti tip “Mitsubishi” ishte i parkuar pranë banesës së tij. Automjeti është në pronësi 54-vjeçarit Sokol Kroni, i cilin shërben si efektiv policisë në Komisariatin e Shkodrës.

Policia dhe Grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *