VIDEO: Mjekë e pacientë humbasin durimin, shahen e fyhen me njëri-tjetrin

Saimir Lleshi

Radhët e gjata në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Tiranë sjellin acarime. Debate dhe përplasje mes mjekëve e pacientëve janë të zakonshme për shkak të keqkuptimeve dhe paqartësive.

Një video e siguruar nga gazeta “Shëndet+” tregon pikërisht për këto probleme.

Një paciente, e cila ndodhej në radhë, është acaruar duke i bërtitur doktoreshës me një gjuhë jo fort të këndshme. Një nga mjekët që duket se erdhi për të parë situatën, duket se është acaruar edhe ai vetë.

Pacientja: Pse ça jam unë? Monstra!

Doktori: A ka mundësi të mos bërtasësh?!

Pacientja: Si të mos bërtas? Unë po prisja në radhë, po se nuk i plas njeriu me këto monstra që jeni ju. Jeni kthyer në një tufë monstrash!

Doktori: Ik p…..!!

Pacientja: Ouu djali, më kë po flet ti, me nënën tate apo motren tate more? P….. shko thuaj motrës tate E gruas tate, idiot.

Doktori: Na çave tr*pin, llap llap, ik e nxirreni përjashta idioten. Edhe s’e dinë me kë janë edhe kërkojnë llogari.

Ndërkohë pacientja është drejtuar për tek drejtoresha e Qendrës Shëndetësore (e cila nuk ndodhej aty pasi e kishte kryer turnin e saj) dhe duke bërtitur shprehet për mjeken me të cilën debatoi fillimisht:

“Do të ta tregoj unë ty moj bukuroshe me sy të zinj, që ke paguar 7000 euro për të ardhur këtu. Do e shohim mirë punën tate. Njerëz të ndyrë!”, citon Shëndet Plus.

Pas kësaj më në fund është larguar.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *