Një aksident më vdekje ka ndodhur rreth orës 20:41 në periferi të kryeqytetit.
Sipas të dhënave nga policia ngjarja ka ndodhur në aksin Vaqarr- Arbanë , ku një mjet ka përplasur për vdekje një burrë të moshuar që po kalonte rrugën në krahun tjetër.
Sipas të dhënave nga vendgjarja, viktima nuk mund të identifikohet për shkak se nuk i është gjetur letërnjoftim me vete, raporton Klan.
Makina tip Mitsubishi me targë AA 418 JX që ka kryer aksidentin është larguar nga vendngjarja dhe është gjetur mw pas nw fshatin Vishnje. Drejtuesi mjetit Fatos Halili 45 vjeç është ndaluar nga policia rrugore.
Më poshtë foto nga vendgjarja.
