Video e brutalitetit të opozitës siriane kontrabandohet jashtë Sirisë!

editor

Shtatë ish ushtarë të Assad-it, të zënë rob, të gjunjëzuar me fytyrën në dhé, kurrizet shënuar me të kuqe. Një Komandant i rebelëve u lexon disa rreshta revolucionarë.
“Për pesëdhjetë vjet, ju keni mbështetur korrupsionin… Ne do të betohemi për Zotin e Fronit, se ky është betimi ynë: Ne do të marrim hak.” Pasi ua lexon, nxjerr armën dhe ekzekuton njërin me plumb në shpinë. Rebelët e tjerë menjëherë pas tij, ekzekutojnë robërit.
Kjo skenë, e përshkruar nga NY Times është e dokumentuar në një video të kontrabanduar jashtë Sirisë disa ditë më parë nga një ish-rebel, i cili, i neveritur nga vrasjet, rrëfen një pasqyrë të errët të luftës ku shihet sesi rebelët kanë përqafuar disa prej taktikave brutale dhe të pamëshirshme të po atij regjimi që ata po luftojnë të përmbysin. Elemente të opozitës siriane kanë angazhuar ekstremistë, dhe kanë lidhur aleancë haptazi me Al Kaedën. Këto brutalitete të rebelëve sirianë po ngrenë dilema në mbështetjen e Perëndimit, komenton NY Times.  ResPublica

Share This Article
4 Comments
  • keshilloj qe video te tilla te mos publikohen. ata qe e njohin situaten ne siri e dine mire se kush jane luftetaret anti Asad, nje perzierje plehrash terroriste me muxhahidine qe pasi i kapin ushtaret rekrute i cajne gjoksin dhe u hane zemrat para kamerave perendimore. per kuriozitetin tuaj krahas boshnjakeve kame pare dhe shume shqiptare nga maqedonia. me mjeker te pa lare kanibale dhe perdhunues. ju perfundimet i arrini vete.

  • mos amerike se po gabon rende!Do te ndodhe ajo qe ndodhi ne shqiperi, ne egjipt,ne libi.Kriminelet ordinere ,al qaeda do te vije ne pushtet.Duruam 23 vjet Sali berishen me turmat e tij kriminale.Lere te qete shtetin demokratik te presidentit asad

  • historitë e viteve të fundit, që pas ndërhyrjes amerikane në irak , tregojnë se ndërhyrja e huaj shkon në favor të ekstremistëve myslimanë.
    Më mirë të mos futen në Siri me armë, por të përkrahin rregjimin e ligjshëm dhe të përpiqen për ndryshim paqësor !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *