Liverpool në botën e çudirave.
Kundër WBA-së, kampionët në fuqi fitojnë në frymën e fundit me shifrat 2-1 duke shmangur një katastrofë që mund t’i kushtonte skuadrës katër vendet e para.
Fillimisht ishte skuadra e WBA-së që kaloi fillimisht në avantazh me Robson-Kanu, por reagimi i skuadrës së Klopp ishte i shpejtë që barazoi me Salah në minutën e 33-të.
Në fund Liverpool festoi, falë golit të Alisson.Tashmë Liverpooli shkon në kuotën e 63 pikëve dhe varet nga rezultatet që do të arrijnë Chelsea dhe Leicester City në dy takimet e fundit për të siguruar pjesëmarrjen në Champions.
i.b. / dita

Edhe ju CUDIRA po beni,kur reklamoni portierin qe ka bere cudi,por ne nuk po e shohim gjekundi!
eri është ai me të zeza që ka bërë golin!
pra nuk ka të bëjë me portierin që pret goditjen këndore,por portierin kundërshtar që ka hyrë në 16shen e tij!
sidoqoftë,prapë një gol me kokë i një portieri nuk është “e pabesueshme”,ka ndodhur shpesh!
normalisht portieri kundërshtar shkon në sekondat e fundit kur çdo gjë është në fije të perit!kur nuk mund të humbë asgjë,edhe nëse pëson gol me portën bosh!!
duke qënë një lojtar më shumë në zonën e kundërshtarit dhe duke qënë,portierët janë në shumicën e rasteve më të gjatët në fushë,nga më të lartët,dhe i pambuluar nga kundërshtari!ai ka mundësi të shënojë!!
si në këtë rast!!