Një moment aspak i zakontë. Një zyrtar rus hedh në tokë një gazetar i cili po e pyeste për akuzat ndaj korrupsion.
Sergei Zaitsev i mori mikrofonin gazetarit Ivan Litomin dhe më pas me stil mundjeje e përplasi në tokë.
Zyrtari 52-vjeçar humbi kontrollin pas pyetjeve që gazetari po i bënte mbi faktin se si e përballoi ndërtimin e mansionit të tij të ri.
Pasi e rrëzoi në tokë, gazetari i kërkoi zyrtarit që të mos e prekte kamerën, por Zaitsev u përgjigj duke i thënë se kamerën do ia fluturonte nga dritarja.
b.b/dita
