Duke përdorur inteligjencën artificiale, një video bardhezi, e xhiruar në vitin 1896, është shndërruar në versionin 4K, me një cilësi prej 60 “frame” për sekondë.
Video 45 sekonda e gjatë tregon një tren që mbërrin në një stacion në Francë në fund të shekullit XIX.
Rreth saj ka qarkulluar një legjendë urbane, e cila më pas është përgënjeshtruar, sipas të cilës kur pamjet u shfaqën në kinema njerëzit u çuan të frikësuar pasi menduan se treni po hynte në sallë.
Video e realizuar në vitin 1896
Video është postuar në YouTube nga Denis Shiryaev, dhe është realizuar duke përdorur disa programe me algoritme të fuqishme si Topaz Labs’ Gigapixel AI dhe DAIN.
Pasi analizojnë pamjet, programet në fjalë arrijnë të përmirësojnë cilësinë e tyre, pavarësisht se nuk është e përkryer.
Video e re vazhdon të mbetet bardhezi, por nëse vihen në përdorim programe të tjerë, mund edhe të kthehet me ngjyra.
Video e përmirësuar në 4K
j.l./ dita

“një video bardhezi, e xhiruar në vitin 1896, është shndërruar në versionin 4K, me një cilësi prej 60 “frame” për sekondë.”
sa për dijeni në 1896 nuk kanë egzistuar VIDEO!!
në atë kohë është FILMUAR!!pra këtu nuk kemi ndonjë lodhje të madhe!!
deri dje,filmi i 1896ës është këthyer në video digjitale me sisteme të cilësisë së dobët,pra 0.8K dhe HD,sot ky film është afër realitetit të tij!në 4K!!
real do të jetë me 8K ku humbja e cilësisë do të jetë pothuajse 0%!