Një grua në muajin e 9 të shtatëzanisë ka lindur fëmijën e saj sapo ka hypur në anijen e shpëtimit.
Ajo udhëtonte në një anije drejt Italisë së bashku me partnerin e saj dhe 200 emigrantë të tjerë. Ndërsa po shpëtohej nga një anije spanjolle që po operonte në ujrat e Libisë asaj i filluan menjëherë dhimbjet e lindjes dhe solli në jetë një vajzë.
Foshnja, e cila fillimisht kishte vështirësi në frymëmarrje dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetsore, tha Francisco Gentico, vullnetar në Ong ProActiva Open Arms.
