Video: Erdogan pritet me protesta në Ekuador

redaktor

Presidenti turk, Recep Tayyp Erdogan nuk është pritur mirë në Ekuador. Gjatë fjalës së tij si i ftuar special në universitetin në Quito, disa femra nisën të bërtisnin me zë të lartë “vrasës, vrasës”. Gjithashtu ka pasur protesta edhe jashtë universitetit.

Protestuesit kërkonin që Erdogan të ndërpresë tregtinë e naftës me Shtetin Islamik dhe të ndalojë së ndihmuari ata.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ambasada turke në Ekuador, e cila i ka dërguar qeverisë së vendit një notë proteste, ndërkohë që policia ka arrestuar femrat që prishën takimin e tij. Shihni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=JF6NV1uwSQA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *