Supergoli i Hamdi Salihit në ndeshjen më të rëndësishme të fundjavës në Ketgorinë Superiore mes Partizanit dhe Skënderbeut po bën xhiron e botës.
“Gazzetta Dello Sport” e propozon perlën e shkodranit në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa në Greqi është faqja Palo.Com që i kushton një hapësirë të madhe golit të Salihit që e propozon në faqen e saj si një nga realizimet më të bukura të fundjavës futbollistike.
Edhe vetë bomberi shkodran u shpreh i kënaqur për golin e veçantë edhe pse gjatë karrierës ka shënuar disa të tillë.
Në intervistën dhënë për emisionin “Gol pas Goli”, 31-vjeçari e pranoi se ky realizim është i veçantë, por shtoi se gjithçka do të ishte më e bukur nëse edhe skuadra e Skënderbeut do të kishte fituar.
Salihi, rovesciata dal dischetto!Lui è Hamdi Salihi, gran gol nella Superliga albanese.
Posted by La Gazzetta dello Sport on Sunday, 25 October 2015
