Të ikësh nga lufta në Siri, nuk do të thotë se ke përfunduar në paqe! Jeta e emigrantëve sirianë është thuajse një ferr edhe në kufijtë e Evropës.
Nëpër shi, në të ftohtë, ata rendin për të ikur, për të gjetur strehë! Kjo video që shihni është regjistruar ditët e fundit, ndërsa u publikua nga kanalet televizive britanike.
Emigrantët, përfshirë gra dhe fëmijë, shihet tek kalojnë një lumë të fryrë nga ujërat në kufi me Slloveninë dhe Kroacinë.
Ata e kalojnë lumin në këmbë, e pjesa më e madhe e tyre dalin të lagur prej andej. Emigrantët janë përveç nga Siria, edhe nga Iraku dhe Afganistani. Të paktën 1 mijë persona u transportuan me tren nga Kroacia.
“Kalimi përmes ujit të turbullt në mes të natës; kjo është faza e fundit e krizës së refugjatëve në Evropë”, shkruan tv britanik Channel 4. Videoja është parë nga të paktën 600 mijë persona.
Migrants cross river at the Slovenian borderMigrants and refugees, including women and children, wade across a freezing river at the Slovenian border. Over a thousand people were transported by train from Croatia and set down in fields early on Wednesday morning to cross into Slovenia on foot.
Posted by Channel 4 News on 2015-10-21
