Video/ Festë e “çmendur” në dhomat e zhveshjes te Inter, Vecino shfaqet nudo

Leda Hysa

Atmosferë e jashtëzakonshme është krijuar te skuadra e Interit pas fitores së thellë 5-0 të arritur sot kundër Chievo-s.

Në dhomat e zhveshjes të skuadrës zikaltër është festuar pa frena, Mauro Icardi nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale tregon se ekipi shkëlqen jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Sulmuesi argjentinas së bashku me Eder kanë dashur ta bëjnë të paharruar ditëlindjen menaxherit të skuadrës, Fabio Pinna, të cilin fillimisht nuk e kanë lënë të ikë ndërsa më pas e kanë lagur me shampanjë.

Në video dallohet edhe uruguaiani Matias Vecino i cili është zënë ngushtë nga ajo se çfarë po bënin shokët e skuadrës. Mesfushori zikaltër nuk ka qenë në dijeni dhe menjëherë sapo ka dalë nga dushet i është afruar dollapit të tij, i zhveshur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *