VIDEO/ Filmimet e aksidentit të turistit rus në Himarë

Dita

Mbetet ende mister mjeti lundures që vrau pushuesin rus, Denis Kaimov në det, diku mes Himarës dhe Livadhit. Në pamje dallohet skafi i të akuzuarit të vetëm për ngjarjen, Fatmir Kuçit, duke sjellë në breg trupin e Kaimov.

Në video duket skafi i tij që vjen nga një distancë e largët nga bregu. “Një milje larg”, pretendon avokati i Fatmir Kuçit. Një distancë që duket se lehtëson pozitat e të akuzuarit. Sipas ligjit, pushuesit nuk duhet të lahen më shumë se 200 metra nga bregu i HImarës.

Vendi ku u gjet trupi i pushuesit rus Denis Kaimov, është i papërcaktuar. Policia nuk bëri rrethimin e vendit të ngjarjes, duke lënë të paqartë një detaj kyç për ngjarjen. Sipas prokurorisë në pjesën e brendshme të skafit janë gjetur shenjat e gjakut të viktimës. Por Fatmir Kuçi pretendon se njollat e gjakut në skaf janë, pasi ai mori trupin e pushuesit për ta nxjerrë në breg, raporton ABC News.

Gjatë transportit ai pati gjakderdhje duke lënë njollat e gjakut në skaf, pretendon Fatmir Kuçi. Në video duket edhe një gomone tjetër që ndjek skafin me trupin e Kaimov. Pretendimi i Kuçit është se në vendin e ngjarjes kalonin edhe mjete të tjera lundruese dhe ka qenë një prej tyre që ka vrarë aksidentalisht Denis Kaimov.

Share This Article
1 Comment
  • te rrufsha bythen o shtet..ed rama qe tregon te fortin me ata qe shesin borzilok po qe sditi te vej rregull ne ate vend katrahur..rilindje leshit..ik votoini prap keta qelbesira bashk me ata qe ishin para ketyre..yyyyttt kellira..harram qumshtin e nenave gjithe politikaneve..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *