Në aeroportin e Rinasit gjatë ditëve të fundit është vënë re një fluks turistësh të huaj që hyjnë në territorin shqiptar.
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai ka publikuar një video ku vërehet fluksi i madh i njerëzve, ndërsa Policia Kufitare punon me 9 sportele në hyrje. Gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit rreth 11 mijë shtetas.
“Live: Po ndodh tani në Rinas.
Fluks i madh në hyrje për Shqipëri.
Mijëra turistë e vizitorë nga vende të ndryshme të botës, mijëra bashkëkombas që jetojnë e punojnë në BE.
Policia Kufitare me 9 sportele në hyrje.
Shërbim cilësor i kulturuar nga punonjësit e Policisë Kufitare Rinas.
Gjatë 12 orëve të fundit mbi 11 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Welcome in Albania!
State Police – To serve, to protect”- shkruan Zëdhënësi i Policisë së Shtetit në ‘Facebook’.

MJERE KETA KU VENE
Nuk kane mendjen tende ,Arben, kane te tyre. Me ate e ndertojne jeten. Edhe sikur te jene gabim s’e kupton akoma qe 11 mije jane me shume mendje se jote? Vetem helm doni te nxirrni nga goja.
Mirese erdhet ne Shqiperine e bukur. Ju urojme pushime te mbara.Mos degjoni pesimeistet. Gezoni natyren e mrekullushme qe nuk do e gjeni askund. Mirepritjen shqiptare njerez te ngrohte, ushqime te mrekullueshme.Mbi te gjitha pushime me cmime te aresyeshme. Urojme te gjitheve pushime te kendeshme.