Disa nga performuesit në festivalin spanjoll “St Felix Day”, përjetuan disa momente marramendëse kur formuan sëbashku kullën e tyre njerëzore në lartësinë 15 metra- derisa e u shemb e gjitha, vetëm nga një lëvizje e gabuar.
Mijëra vetë u mblodhën në Villafranca del Penedes në Katalonia për të ndjekur skuadrat që konkuronin për të ndërtuar kullën më të lartë, njohur ndryshe si “castell”.
Video shokuese tregon se si vepra e artit një prej ekipeve u shkatërrua para të gjithë spektatorëve pasi nuk arriti të ruante ekuilibrin.
Festivali është një traditë spanjolle që daton që nga shekulli i 18.
https://www.youtube.com/watch?v=5rzyUuCQG0E
