Kjo krijesë e çuditshme është fotografuar në një liqen në Australi. Fotografi Ethan Tipper nga Newscastle kërkoi ndihmë në rrjetet sociale se cili ishte emri i kafshës dhe çfarë ishte ajo.
Dy ishin opinionet e komentuesve. I pari thoshte se kafsha ishte prehistorike, ndërsa mendimi i dytë ishte se fotot ishin të modifikuara.
Megjithatë, përgjigjen e dha eksperti i peshkimit në Muzeun Australian, Mark McGrouther ndan një tjetër mendim.
Ai thotë se bëhet fjalë për një ngjalë të llojit “heshtë”, që me gjasa ka rënë në rrjetën e peshkatarëve.
Këto ngjala, thotë ai, rriten deri në 1.8 metra. “Ngjalat heshtë rrallë bien në rrjetë, por kur bien janë të dhunshme dhe shpesh detyrojnë peshkatarët që të këpusin rrjetat e tyre duke i lënë të lira”, thotë ai.
Në pamje të parë, ngjala nuk duket e tillë. /Dita/